Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.
Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar”.
Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.
Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që ndryshon Memorandumin e Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë të Bashkimit Europian”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2017, për projektin “Promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes fondit të garancisë së kredive rurale”.
Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”.
Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e tjera janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Këto dy ligje kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit/atsh