Loading...

Krim tjetër në Vlorë, të shtëna në mes të qytetit

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ka degjeneruar me përdorimin e armëve. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk ka ende shumë detaje. Nuk dihet nëse ka të plagosur.

Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij. Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com