Loading...

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar

“Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur tradhtar është një gomar”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Ramush Haradinaj, në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Kryeministri Rama iu referua çështjes së korrigjimit të kufijve.

“Këtë di të them unë. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm dhe ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës. Këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri dhe çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime, por bashkë në realitet. Që shqiptarët të bashkohen që ajo shqiponja dykrenare të jetë një dhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt”, – tha Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com