Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një shtetas i cili rezulton të jetë pronar i automjetit në të cilën u gjetën 3 kg e 545 gram Kokainë
Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.
Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”. //atsh