Policia italiane ka arrestuar në Vipiteno (Bolzano) dy shqiptarë për trafik kokaine dhe armësh.
Shqiptarët kishin fshehur mes pemëve të krishtlindjeve 9 kg kokainë, 4 automatikë Scorpion dhe 4 pushkë gjysmë automatike. Kamioni ishte nisur nga Holanda dhe destinacion kishte Shqipërinë.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 40 dhe 54 vjeç. Sipas italianëve nëse droga do të shitej, vlera në treg do të shkonte 10 milionë Euro, shkruan Ansa.