Një emigrant shqiptar është zbuluar nga policia gjermane duke u vënë me hekura në duar në kushtet e flagrancës. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të makinës iu gjetën dhe sekuestruan 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë rreth 1.1 milionë euro. Shqiptari, 30-vjeç u prangos në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, ndërsa kokaina ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar në makinë.
30-vjeçari ishte nën vëzhgim prej disa muajsh nga autoritetet gjermane, ndërsa dyshohet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.
Shqiptari është anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç ishin arrestuar në shtator.