Loading...

Kapen 2 shqiptarë në Greqi

Shkatërrohet nga policie helene një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Europa Perëndimore në drejtim të Greqisë.

Për pasojë, 4 anëtarë të grupit janë arrestuar, dy prej të cilëve shqiptarë, 34 dhe 38 vjeç. Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetase greke për posedim droge.

Arrestimet janë kryer në Athinë dhe në zonën e Artës. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar rolin e secilit prej anëtarëve të grupit dhe zonat e magazinimit të kokainës.

Në mënyrë të veçantë, një 41-vjeçar grek ishte përgjegjës për futjen e kamionëve ndërkombëtar të transportit që sillnin kokainën nga Holanda për në territorin grek. Droga pritej nga dy shqiptarët në një dyqan dhe më pas furnizoheshin anëtarët e tjerë të organizatës.

Transporti i drogës brenda vendit bëhej zakonisht me një taksi nga një 50-vjeçar.

Nga hetimet është zbuluar mbi 1 kg kokainë e pastër si dhe sasi të vogla kanabisi dhe janë sekuestruar 12755 euro, dy vetura, dy peshore precize dhe 13 celularë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com