Situatë jo e mirë në Bularat ku kanë nisur thirrjet nacionaliste dhe këngët për Kacifas.
Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht… Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifas në Bularat, këtë të enjte.
“Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi, ishin disa nga parullat e thirrura dhe të shkruar në flamuj grekë, e të shpalosura para kamerave Bularat.
Ardhja nga Greqia në Shqipëri, e shtetasve greke për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifasit, ka sjellë edhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.
Gazetarja e Panorama në vendngjarje raportoi se, në territorin grek, radha në territorin ka shkuar në rreth 3 kilometra.
Kontrollet po zhvillohet me masa më të rrepta se zakonisht, ndërsa deri më tani, janë ndaluar të futen në Shqipëri 4 persona. Rreth 500 veta kanë hyrë në Shqipëri që nga mëngjesi i kësaj të enjteje.