Fashistët dhe e keqja nuk vjen nga jashtë, ajo gjendet brenda secilit shtet. Kjo është pak a shumë domethënia e karikaturës së artistit grek John Antóno, e cila ka ngjallur jo pak reagime në opinionin publik.
Marrëdhënia Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Maqedoni nuk është në ditët e saj më të mira, ku me Shqipërinë marrëdhëniet janë tensionuar së tepërmi që nga vr.asja e Kostandino Kacifas, ndërsa me Maqedoninë për shkak të emrit.
Artisti John Antóno dëshiron të përcjellë mesazhin se dashuria triumfon mbi urrejtjen nacionaliste.
Ai ka vizatuar nxënësit e një shkolle që i kanë bërë bllokadë një ekstremisti neo-nazist.
Krah për krah me njëri-tjetrin qëndrojnë tre nxënës, një maqedonas, një grek dhe një shqiptar, të cilët mbajnë një banderolë me mbishkrimin “Jashtë fashistët nga shkollat”, në tre gjuhë.
Askush nuk e ka zgjedhur vendlindjen e tij, të jesh qytetar i botës do të thotë të mos shikosh urrejtje tek popujt e tjerë, sepse shtëpi mund të të bëhet cilido vend ku t’i ndihesh rehat dhe me kushte të plotësuara.
Karikatura është shfaqur në thuajse të gjitha mediat greke, duke theksuar se rritja e nacionalizmit që sjell edhe përçarje ka dështuar në shkolla, nxënësit i thonë jo fashizmit.