Ndërsa udhëtonin nga Tirana në drejtim të Kavajës me një Audi A8, atyre iu zu pritë. Më pas autorët duket se kanë djegur makinën e tyre për të zhdukur gjurmët. Një makinë e djegur eshte gjetur ne Shenvlash dhe dyshohet se i perkret autoreve te atentatit te mbremshem. Ne atentat gjeti vdekjen mbreme Edison Harizaj nga Vlora, per te cilin thuhet se eshte miku i Emiljano Shullazit. Bashke me te ka qene ne makine edhe Genci Caca, 33 vjeç, por ai ndodhet ne vdekje klinike dhe mbahet ende ne jete me aparatura.
Ngjarja/ Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës. Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit. Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.
“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.