I ati i 35-vjecarit nga Bularati i Gjirokastrës, Konstandinos Kacifa i ka thurur lavde veprimit të të biri. Gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri, Janis bëri një monolog që media greke “Espresso”, e cilëson si “i një heroi të tragjedisë antike”.
“Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomarët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin”, tha ai para varrit të të birit.
“Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im”, u shpreh Janis mes të tjerash.