Përgjigjja që ka ardhur nga Izraeli pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për të ckoduar telefonin e Elvis Martinaj, rrëzon pjesërisht dëshminë e tij se shkoi rastësisht në lokalin “Monopol” të Redi Popeskut, në zonën e Ish Bllokut ku ndodhi maskara. Kështu, nga bisedat që ai ka kryer me persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha, duket se Martinaj ka planifikuar çdo gjë, duke u kërkuar shokëve që të afrohen të armatosur në lokal. “Panorama” sjell të plota komunikimet e Ervis Martinajt me shokët e tij.
Ai komunikon me një person që quhet “Boli” dhe i kërkon që të vijë ne lokalin e Redi Popeskut. Gjithashtu, më pas i shkruan një personi tjetër që e ka regjistruar me ermin “San” numrin e tij dhe i thotë të afrohet në Bllok dhe të marrë edhe “ndonjë gjë me vete”. Biseda më e gjatë është ajo në rrjetin “Telegram”, ku flet me një person të regjistruar me emrin “Aldo” dhe i kërkon që të vijë bashkë me djemtë e tjerë te lokali i Redi Popeskut i armatosur.
Sipas Prokurorisë, këto lëvizje të Martinajt rrëzojnë dëshminë e tij kur thoshte se te lokali i Popeskut kishte shkuar krejt rastësisht. Nga bisedat duket se Martinaj i druhej përplasjes me armë në lokal dhe po shkonte me krahë të mbuluara, megjithëse mbeti i plagosur. PËRGJIMET / “Nga akti i ekspertimit tekniko-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin. Në rrjetin “Ëhatsapp”, më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime:
-Ora 21:12 komunikon me numrin *854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21:15 “Afrohu në bllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”. -Ora 21:16 komunikon me numrin *816 regjistruar me emrin “San” me tekst “Afrohu në bllok”, “mer naj gjë me vetë” dhe ora 21:45 “Ku je?” -Në rrjetin “Telegram” më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldo”, që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik *239 nga ora 21:04 deri në orën 21:19. Martinaj: Ku je, afrohu! Aldo: Po pres Olsin me ik me e taku te lokalu.
Martinaj: Ok, mos vono. Çfarë vendi je? Lidhu me çunat, afrohu me armë. Aldo: Ok. Martinaj: Ndalo para lokalit të arit. Aldo: Ok, erdhëm, jam me Olsin, çunat po vijnë. Martinaj: Po çunat? Afroji. Aldo: Po s’o dalin nga shpija. Martinaj: Ti ku je? Aldo: Unë për një sekond aty. Martinaj: Çunave te dyqani redit afroji. A erdhe? Aldo: Po te lokali…jam. Martinaj: Ku?/shkodranews