Futbollisti shqiptar, Zymer Bytyqi, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me Viking në Norvegji në fitoren 1-2 kundër Mjondalen.
Mesfushori 22-vjeçar ka realizuar një “perlë” identike si e Ibrahimoviç kundër Marsejës në kohën kur luante në Francë.
https://youtu.be/H6na2MIcnEY
Sigurisht që rrjeta e tundur prej mesfushorit ka bërë xhiron e botës në internet.
Bytyqi ka lindur në Belgjikë dhe deri tani ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Norvegjisë.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai të veshë edhe fanellën e kombëtares shqiptare.