Avionit, që do të duhej të dërgonte kancelaren gjermane, Angela Merkel në samitin e G20-ës në Buenos Aires, i nisur nga Berlini, iu desh të bënte një ulje emergjente për shkak të problemeve teknike.
Ai ndodhej mbi Holandë kur u regjistruan probleme në sistemin elektronik.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, tregon pamje të një avioni, tip Airbus 340, i rrethuar nga zjarrfikësit në aeroportin e Këlnit.
Një avion ushtarak do të dërgojë tashmë kancelaren në Argjentinë.
Dyshohet për një sulm kibernetik, pa përjashtuar një pistë kriminale. Nuk përjashtohet as fakti që pas problemeve teknike të jetë një sabotim, që kancelarja të mos ishte e pranishme në këtë samit./ a.jor.