Loading...

Frikë nga skenare dhe përplasje në Bularat, Greqia iu jep një mesazh qytetarëve

Bularati është vënë në qendër të vëmendjes sot, ndërsa duket më pak shqiptar se asnjëherë i mbushur me flamuj grekë.

Frika se mund të ketë një përplasje në Bularat, gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas, ka bërë që Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi ti bëjnë thirrje qytetarëve të tyre.

‘Qytetarët grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë’, thuhet në thirrjen e ministrive.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm qindra grekë kanë hyrë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifasit.

Gjatë mëngjesit policia ka ndaluar në Kakavijë 8 qytetarë grekë, pjesëtarë të Agimi të Artë të cilët kishin me vete bluza dhe sende të tjera me shkrime ekstremiste.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com