Jemi mësuar të shohim lajme vetëm kur ankohen gratë për burrat dhe i denoncojnë në polici për sherret në familje por ja që përditë e më shumë shtohen rastet kur burrat marrin urdhër mbrojtje nga gratë.
Një 31-vjeçare me inicialet K.M. në Fier, pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj burrit të saj një vit më të madh, po të njejtën gjë e ka bërë edhe mbi vajzën e mitur.
Të ndodhur në këto kushte, për at e bijë është plotësuar kërkesë padia përkatëse, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin G. M., vjeç 32, banuese në Fier, pasi bashkëshortja K. M., vjeçe 31, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij dhe vajzës së mitur K.M. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.