Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për”shtetasin me iniciale L.B., 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, Këlcyrë, i cili është larguar në drejtim të paditur nga banesa.”
Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç. Policia po punon për gjetjen e tij, ndërsa ngjarja është ende e paqartë.
Në pyetje janë marrë familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.