Loading...

Dorëheqja e Xhafajt, Adi Krasta: Situata politike eshte…

“Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.

Kështu deklaroi gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta, i cili këtë vit është bërë pjesë e skuadrës së “News24”, pasi ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi me këtë televizion. Ndonëse nuk shfaqet shpesh nëpër intervista televizive, Krasta këtë herë ka ‘thyer’ rregullin.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Krasta ka komentuar situatën politike në vend, duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit, që nga dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm apo dhe dalja publike e ish-ministrit Tahiri.

Pse nuk jep intervista shpesh?
Që t’i përmbahesh dëshirës për të folur vazhdimisht, që të dalësh të flasësh atëherë kur duhet, tregon fuqi karakteriale. Kam ndonjë reaksion për të thënë ndonjë gjë, ti e përmban veten. Është marrëdhënie që vendoset me veten.

Sa larg dhe aq afër zhvillimeve….një skaner tendin e ke. Do doja të pyesja për atmosferën politike. Si e sheh?
Optika dhe këtu të vjen shpesh për të qeshur, në diskutime që bëhen në studio televizive për të njëjtin fakt që thotë dikush; ‘nuk është i vërtetë, ky është perceptimi yti’. Perceptimi shpesh herë ka prodhuar përfundime spektakolare në zgjedhje. Në këtë optikë, unë jam jo vetëm i lejuar, por kam përshtypje si një publik i specializuar jam që ta shoh me shqetësim të madh, dhe ti ndjek çdo gjë që ndodh. Për ti ballafaquar të gjitha dhe për të mbërritur në një konkluzion të arsyeshëm. Situatën politike në Shqipëri e shoh të vështirë, nuk rrotullohem duke gënjyer veten. Situata është dramatike, gjendje e njerëzve është shumë e paqëndrueshme.

Flasim për një ministër të dorëhequr dhe një kryetar bashkie të Durrës, që i kërkohet të dorëhiqet.. Meta që nuk po dekreton ministrin e ri të Brendshëm…
Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shoh me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë për hir të vërtetës nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në tv për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar të sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi. Kjo është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse.

Doja t’ju pyesja për rastin ‘Tahiri’. Gjykoni se duhet të rikthehet Tahiri? Ç’të vërtetë shiheni tek ajo e ;vërtetë e tij’..
Të vërtetat janë situata shumë kokëfortë, dhe kanë nevojë për gjykime të forta dhe analiza të ngadalta dhe jo partizane. Për Tahirin nuk mendoj asgjë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com