Loading...

Diplomohet në Itali për mjekësi dhe kirurgji, kthehet dhe punon në Bradashesh të Elbasanit

Doktor Kleanth Çimi, është rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar mjekun në fjalë, që është diplomuar në Itali dhe që është rikthyer në vendin tonë për këtë punë.

“Mjekë për Shqipërinë, dr. Kleanth Çimi është rikthyer së fundmi në Shqipëri pas diplomimit për Mjekësi dhe Kirurgji në Itali dhe aktualisht punon pranë Qendrës Shëndetësore Bradashesh të Elbasanit”, shkruan Manastirliu./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com