Gazmend Merkaj eshte një tjetër person i k*nosur nga d*oga e Vlorës. Ai dhe pse jetonte një një apartament shumë afër Drejtorisë së policisë nuk dilte më nga shtëpia.
Nëna e tij, Aleksandra Merkaj tregoi për Top Story se i biri, e ka telefonuar duke i thënë se do e v*isin dhe atë.
“Para një jave e kishte marrë të vëllanë në telefon, I thoshte mos dil se do të v*asin. Më thoshte dhe mua mos dil shumë, se do të vrasin dhe ty. Ata që kam ngrenë e kam pirë do më v*asin më tha”, – rrëfen nëna.
Gazmentit i është marrë pasaporta dhe çdo mjet tjetër identifikimi ndërkohë që miqtë e ftonin për të dalë jashtë Vlorës.
Grupi e konsideronte Gazmentin një njeri të dobët jo të besuarin e tyre, ndërsa ai, në një mbrëmje të fundit të korrikut i shikon nga dritarja që i vinin rrotull makinës së parkuar. 36 vjeçarin e zë paniku.
Gazmenti dyshon se i kanë vendosur lëndë e*splozive ndaj dhe lajmëron policinë.
“Pashe dy veta nga dritarja që më vendosen t*itol në makinë. I kuptova se kush ishin ata që vendosen t*itolin. Ai që e vendosi t*itolin më pa, unë ika lajmërova policinë e Vlorës për t*itolin, pastaj ika vajta në Fier sepse këta të Vlorës i mbulojnë k*iminelët, këta që bën këtë veprimin në makinë”, – tregon nëna.
Pas kësaj ngjare, Më 1 gusht 2016 Gazmenti është dorëzuar ne komisariatin e Policisë së Fierit. Oficerëve të policies, Gazmenti u ka treguar se kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit k*iminale të ndodhur në Vlorë.
36 vjecari u tha hetuesve, se Albano Xhaferri, ishte r*ëmbyer dhe e*zekutuar me çekiç në makinë dhe se ai i njihte autorët.
Gazmenti u ka rrëfyer se ndihej i k*rcënuar nga miqtë e tij, Ardian Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.
“Unë me këtë Edisonin, Gazmendin se kam parë asnjëherë, ndërsa me këtë Sokolin, Shakajn dhe me Klodin që kanë ndërruar emrat, me ata ishin shok. Kur kanë ardhur nga Italia, më kanë marrë pasaportën thotë”, rrëfen nëna.
Gazmenti tregon se ka mësuar prej tyre r*ëmbimin e Albanos qëllim për ta dorëzuar në ambientet e kompleksit Oslo. R*ëmbimi bëhej për llogari të Edison Harizajt sepse Albano kishte dijeni për a*entatin, që iu organizua Fredinant Llanajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin tetor të vitit 2017.
Për këtë qëllim, sapo është kthyer nga Blegjika, Albano është ndjekur për një kohë të gjatë me makinën tip benx 250 ngjyrë e erret në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj.
Për vrojtim më të mirë makinës I janë bërë edhe dy vrima, e vërtetuar kjo nga prokuroria e cila ka gjetur makinën tip benc në fshatin Pocem të Tepelëns.
Ndërsa makina tip audi është në kërkim. Fillimisht ajo është sjellë në Tiranë për tu pastruar dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Gjatë transportit, nga rruga trasballkanike për tek Oslo, Albano është marrë në pyetje, ku përveç k*rcënimeve është goditur në kokë dhe me çekic. Kështu ka gjetur v*ekjen 34 vjeçari, trupi i të cilit është i zhdukur.
I a*restuari I vetëm për këtë ngjarje k*iminale u la i lire pasi Gjykata e Apleit të Vlorës nuk gjeti elementë të veprës k*iminale që implikonin personin që vetëm ka bërë larjen e makinës AUDI në Tiranë.
Prokuroria është në kërkim të trupit të Albano Xhaferrit që do të vërtetojë dëshminë e Gazment Merkaj, i penduari i vetëm i kësaj ngjarje.
I vënë nën akuzë për a*mëmbajtje pa leje, Merkaj ndodhet në dhomat e pa*aburgimit në Fier ndërsa familjarët e tij në mëshirë të fatit. Në shtëpinë e prindërve, në lagjen e njohur si Cole në Vlorë, nuk ka asnjë punonjës policie. / Top Channel