Loading...

Bregu i Lungomares, mahnitës edhe në nëntor(foto)

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij. Një ndër më të veçantët është edhe bregu i Lungomares, i cili ofron një pamje spektakolare edhe në këto ditë nëntori plot me diell.

I konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës , por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

Në disa fotografi të postuara nga bashkia e Vlorës, shfaqen pamjet mahnitëse nga Lungomare, ku temperaturat e ngrohta kanë bërë që gjelbërimi mos të mungojë në lulishtet e saj.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com