Loading...

Braktisi Gjermaninë për 25-vjeçaren, djali mëson në emision historinë e saj

Ardit Gjebrea: “Ne, historinë e sotme do ta fillojmë nga dhoma e surprizave dhe jam këtu me Fabjolën e cila ka ardhur nga Gjermania enkas, sapo ka ardhur nga aeroporti drejt e këtu”
Fabjola: “Jetoj, kam familjen time, punoj kemi bizneset tona, kam 3 fëmijë”.

Ardit Gjebrea: “Ti nuk e di pse ke ardhur. Ti do takosh sot një njeri të dashur për ty, por që nuk e ke takuar asnjëherë”.

Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka nisur disi ndryshe. Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova. Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.
Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.
Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.

Katerina: “Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.

Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm“.

Arditi: Sa vjeç ishe kur mbete shtatzënë për herë të parë?

Katerina: Isha 15 vjeç shtatzënë dhe 16 linda vajzën, Anxhela.

Arditi: Më pas vijnë në jetë edhe dy vajza të tjera.

Katerina: Emili dhe Evelina, e madhja Anxhela është 10 vjeçe, e vogla 5 dhe tjetra 3.

Arditi: Mund të më thuash kur filluan problem me bashkëshortin që sot është ish-bashkëshorti.

Katerina: Kur goca ishte 3-4 vjeçe ai ka qenë shumë xheloz.

Arditi: Po pse?

Katerina: Nuk e di pse, ndoshta sepse ishte 12 vite më i madh se mua, kishte ndonjë frikë.

Arditi: Ti në shtëpi rrije?

Katerina: Unë në shtëpi nuk punoja, edhe për të dalë një xhiro duhet të dilja me vjehrrën dhe vjehrrin ose me burrin.

Arditi: Atëherë, për çfarë ishtë xheloz ai ?

Katerina: Nuk e di, thjesht ishte xheloz për çdolloj gjëje, unë i kërkoja të shkoja në punë, nuk shkoja dot në punë, kërkoja të dilja me kunatat e mia duhet të merrja leje dy ditë para, të shkoja tek mami gjithmonë do kisha probleme, pasi linda gocën mami njëfarë kohe ka jetuar në Tiranë, sepse tashmë ishte edhe ajo e rimartuar.

Arditi: Kur vendosët të ndaheshit ?

Katerina: Vendosa të ndahesha pas dhjetë vitesh martesë.

Arditi: Sa ishte vajza e vogël kur u ndatë ?

Katerina: Ishte një vjeçe.

Arditi: Ndarja si ishte me mirëkuptim ? Ndarje e dhunshme?

Katerina: Ka pasur disa ndarje, ndau, lidhu për fëmijët, sepse ishin ata në mes.

Arditi: Si përfundim, ju u ndatë ?

Katerina: Po u ndamë.

Arditi: Po fëmijët?

Katerina: Bëmë një gjyq fëmijët janë në kujdestarinë time, të treja vajzat. Këtë pjesë të jetës, sigurisht përveç 3 vajzave të mrekullueshme, Katerina e ka lënë pas. Të tashmen dhe të ardhmen e sheh me Emanuelin.

Katerina: Pas divorcit, u njoha me një djalë, ai jetonte në Gjermani, ka emrin Emanuel, është një person shumë i mirë, shumë i afërt. Për mua është shumë i bukur. Ne u njohëm përmes shoqërisë në Facebook. Gjashtë muaj me kamerë ndezur, natë e ditë, në punë, në shtëpi. Ai më thoshtë Katerina hajde në Gjermani, ku punonte në lokalin e motrës, Fabjola ka një restorant atje në Duseldorf, ku jeni të mirëpritur. Atë nuk e kam takuar asnjëherë ballë për ballë, por kam një kontakt shumë të mirë, e di çfarë femre është, e adhuroj për atë që është ajo. Të treja motrat i ka shumë të mira, por me Fabjolën kam një lidhje të veçantë.

Arditi: Më trego pak momentin e parë kur u takove me Emanuelin.

Katerina: Më tha do vijë unë në Tiranë, nuk e besova, unë punoja në një hotel recepsioniste, ishte një hotel familjar. Më tha më jep emrin e hotelit, por unë nuk ia dhashë.

Arditi: Sa kohë kishe që flisje me Emanuelin ?

Katerina: Gjashtë muaj.

Arditi: Gjashtë muaj dhe i tregove që ke tre vajza?

Katerina: Këtu qëndron problemi, unë nuk i kam thënë, se jam një njeri që nuk hapem shumë. Është sot hera e parë që unë po hapem. Unë i kam thënë vetëm që isha një nënë e divorcuar dhe kisha një gocë.

Arditi: Nuk i the që kam tre.

Katerina: Jo.
Arditi: Po ç’ndryshim kishte një nga tre ?

Katerina: Doja ta shikoja se çfarë kapaciteti ai kishte në rast se nuk do fliste më, unë nuk kisha pse i jepja sqarime për jetën time private. Atij nuk i bëri përshtypje. Për momentin ai është agjent shitjesh këtu në Shqipëri dhe unë dua t’i kërkoj ndjesë sepse është shkëputur nga Gjermania. Nuk e lë në asnjë moment të kthehet.

Gazetarja e emisionit “E Diela Shqiptare” shkon në zyrën ku punon Emanueli dhe i thotë se për të ka një mesazh, i cili pranon me kënaqësi të shkojë në studio. Emanueli nuk e ka idenë se kush qëndron në anën tjetër të murit në studio, por emocionet pasi sheh në ekran personin që shfaqet aty.

Emanuel: Është dashuria e jetë sime.

Katerina: Doja të kërkoja falje, sepse ke ardhur në Shqipëri vetëm për mua, ke pasur një jetë shumë të mirë.

Emanuel: Mendoj se kam këtu Gjermaninë.

Katerina: Dua të falenderoj, që do të treja gocat e mia. Je përkrah meje dhe nuk më ke paragjykuar dhe nuk më ke dalë kundër asnjëherë. Në jetën time derisa të vdes do jesh edhe ti.

Emanuel: Jeta të jepet një herë të vetme dhe t’i je kuptimi i saj, dashuri. Se prisja nga ty këtë. Të dua shumë.

Nga ana tjetër, Fabjola, motra e Emanuelit e cila po shikonte gjithçka po ndodhte, i tha Arditit se ishte e surprizuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur për vëllain e saj.

Fabjola: Shumë emocione, shumë e surprizuar. Jam shumë e lumtur për vëllain tim. Është më i bukur nga dashuria.

Arditi: E dije historinë e saj?

Fabjola: Nuk e dija, dija vetëm qe kishte një gocë. Është një fatkeqësi që ka ndodhur. Nëse vëllai im është i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur, sepse dua vëllain, do dua edhe nusen.

Dashuria pa kushte është dashuri e vërtetë. Fabjola jo vetëm që nuk u zgjënjye nga zgjedhja e vëllait por i premtoi Katerinës se do e konsideronte si motrën e saj. Sepse të thuash të vërtetën, të bën gjithmonë të lirë. /tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com