Loading...

Basha: Në pushtet do synojmë të vijmë si evropian, jemi kundra …

Basha në rolin e liderit të opozitës, deklaroi se pushtetin do ta marrimm si europian dhe jo me dhunë.

I ftuar në ‘Real Story’, Basha tha se ai synon të vijë në pushtet si evropianët kjo si ballkanasit.

‘Çfarë sistemi duam që të funksionojë? Unë personalisht, që ti e di fare mirë, jam shprehur disa herë publikisht, jam për një vend normal dhe përpiqem që edhe opozitarizmin ta kanalizoj në këtë lloj normaliteti. Unë jam kundër deklamimeve çlirimtare ndaj popullit, sjelljes si çlirimtarë të mëdhenj, pastaj marrjes së pushtetit, abuzimit, kapjes së çdo hallke pushteti, dhe largimit në kushtet e antikushtetueshmërisë apo me gjak. Këto janë tradita ballkanike, unë dua t’i japim fund. Të sillemi si evropianë do të thotë që pushtetin ta marrim si evropianë, ta lëmë si evropianë, pra si shërbëtorë të njerëzve, kaq e thjeshtë është. Po shërbëtorë të njerëzve çfarë do të thotë, të zbatojmë ligjin: detyrimi i parë i çdo institucioni, i institucionit të kryeministrit, i institucionit të parlamentit, i institucionit të bashkisë, është zbatimi i ligjit. Asnjë detyrim tjetër nuk mund të zëvendësojë këtë detyrim. Prandaj po them që të zbatohet ligji, por qe të zbatohet ligji kemi një problem të madh politik, sepse kjo që po zbatohet tek Unaza nuk është as hera e parë e as fusha e vetme ku po shkelet ligji, me të dyja këbët. Shkelja e ligjit në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të organizatës së “Rilindjes” është kthyer në një ligj, dhe zbatimi i ligjit është përjashtim dhe jo rregull. Ky është problemi politik dhe themeli i këtij problemi politik është vetë ilegjitimiteti i qeverisjes, pra raporti ilegjitim që ka ndërtuar me ata që qeveris me zgjedhësit’, deklaroi Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com