Loading...

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek gjimnazi “Partizani”, duke shtuar se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr. 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do t’ua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për t’i çliruar nga zgjedha e krimit dhe korrupsionit”, – tha Basha. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com