Loading...

Atentati në Shkodër, dyshohet se tregtari i peshkut e dinte kush i eleminoi kushëririn

Policia deklaron se pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Fatos Ferracakut, është ajo e një ekzekutimi pasi 41 vjeçari dyshohet se ka parë personat që ekzekutuan biznesmenin 31-vjeçar, Arjan Ferracaku, në fillim të shtatorit.

Duke qenë se ishte peshkatar Fatos Ferracaku ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku në 1 shtator të këtij viti. Fatos Ferracaku mendohet se ka parë autorët në pistën e hipizmit kur janë larguar pasi kryen vrasjen. Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po kalëronte në shoqërinë e dy miqve të tij.
Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me nje person tjetër të cilit edhe i ka rrëfyer se kishte parë autorët e vrasjes së kushëririt të tij biznesmen. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes që tronditi kryeqendrën e veriut dy ditë më parë.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e atentatit të dy ditëve më parë ku u vra në lagjen ‘Partizani’ Fatos Ferracaku, kushëriri i biznesmenit të ekzekutuar në 1 shtator të këtij viti, Arjan Ferracaku.

Grupi hetimor ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, por policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve aty pranë “Markatës”. Report Tv, raporton se i pranishëm në komisariatin e policisë në Shkodër ka qenë edhe drejtori i SHÇBA në Policinë e Shteitt, Eduart Merkaj

Një ditë më parë policia e Shkodrës shoqëroi tetë persona, mes të cilëve edhe anëtarin e Këshillit Bashkiak, Mustafa Lici, pasi motori i autorëve u gjet i djegur pranë banesës së tij në lagjen “Guerrile”. Ai u lirua pas dhënies së dëshmisë përpara grupit hetimor. Fatos Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve. Ai nuk rezulton person problematik dhe i paskeduar nga policia e Shkodrës./lajmifundit.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com