Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti u arrestua natën mes të martës dhe të mërkurës në unazën e 13-të të Parisit, për drejtim mjeti një gjendje të dehur. Kjo është raportuar nga “l’Equip”, që citon një burim nga policia franceze. Futbollisti italian raportohet se është gjetur me një nivel të alkoolit në gjak prej 0.49 mg / l, më i lartë se standardi i autorizuar (0.20 mg / l).
Verratti u dërgua në qelinë e tij për disa orë para se të lirohej dhe tani do të thirret më vonë për t’u përgjigjur për shkeljen rrugore.
Verratti rrezikon një pezullim të gjatë të patentës dhe pothuajse me siguri do të sanksionohet nga Paris Saint Germain, siç parashikohet në kontratën e tij.