“Apartamenti ku jeton është i kunatit të shokut të ngushtë, makinën e kam të vëllait”, ka deklaruar prokurori i shkarkuar tashmë, Ramadan Troci para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e njëkohësisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në fund nuk u konfirmua në detyrë, pasi u gjetën probleme në pasurinë e tij.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, ku diferenca e gjetur, sipas avokatit të Trocit, është 700 mijë lekë të rinj. Pas një karriere gati 20-vjeçare në sistemin e Drejtësisë, prokurorit Ramadan Troci iu hapën probleme me pasurinë, konkretisht për një ndërtim pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.
Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër për një banesë, në të cilën Troci jeton bashkë me familjen, në zonën e “Pazarit të Ri”. Vetë Troci nuk preferoi ta komentonte vendimin për shkarkimin e tij, ndërsa avokati u shpreh se do ta apelojnë.
“Ne besojmë se ka pasur një përqasje ndryshe nga përqasja që ka INSTAT-i për vlerësimin e pasurisë, sepse e gjithë diferenca është në vlerën e 700 mijë lekëve. Unë besoj se Komisioni vetë do të ketë vështirësi në argumentim, sepse gjetja ishte një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës. Do të vazhdojmë procedurat tona ligjore. Do ta apelojmë dhe kemi shpresë se do ta fitojmë”, u shpreh avokati Ardian Leka. Prokurori që hetoi ish-Guvernatorin Ardian Fullani dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më datë 9 nëntor, pasi ishte në listën prioritare të vetingut.
Komisionerët e vetingut thanë se, pas sitës së trefishtë, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Megjithatë, prokurori replikoi, duke thënë se ai posedon vetëm një shtëpi dhe një llogari bankare. I njohur si prokurori që hetoi ish-Guvernatorin Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë.
Por, prokurori tregoi se çdo vendim pushimi që kishte marrë, e ka vendosur në bazë të provave. “Unë jam prokurori që i kalova shtetit toka të tjetërsuara në bregdet me vlerë 870 milionë euro”, u shpreh Troci para KPK-së.
VËREJTET GJATË SEANCËS DËGJIMORE
“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.
Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.
Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.
Gjithashtu, subjekti ka mungese burimesh te ligjshme per kursimet e vitit 2012, kohe kur ai ka arreduar edhe apartamentin. Hetimi per objektin 32 metra katrore ne Paskuqan tregon se e ka fshehur deklarimin e objektit informal, ne nje truall te zene 450 metra katrore subjekti nuk e ka deklaruar asnjehere kete pasuri.
Babai i Trocit ka thene se objekti 32 metra katrore eshte ndertuar ne token e zene me qellim qe te legalizonin token 450 metra katrore. Sipas Qirkos, Troci ka deklaruar se jeton ne nje apartament me qira ne pazarin e ri me pronesi te shtetasit. A.Sh.
Shtetasi a.sh. e ka perfituar me klering pasi eshte aksioner i firmes ku eshte ndërtuar. Sipas nje denoncimi te nje qytetari KPK hedh dyshime per vërtetësinë e deklarimeve te Trocit. Gjithashtu mbetet e paqarte se si shtetasi A.Sh. e ka perfituar kete apartament. Ai nuk ka titull pronësie dhe apartamenti eshte me vlere 140 mije euro dhe vlera e qirase eshte shume e ulet krahasuar me tregun, sipas kontrates.
Shtetasi A.Sh. ka deklaruar se ka investuar 30 mije euro per mobilimin e apartamentit, nderkohe qe e ka lene me qira fare te ulet te Troci. Gjithashtu Troci ka fshehur edhe perdorimin e nje automjeti te blere ne gjermani ne emer te vellait me te cilin ka dale edhe jashte vendit. Sipas KPK edhe targa e mjetit ne fjale eshte me inicialet dhe vitin e lindjrs se prokurorit, cka ngre dyshime se mjeti eshte i tij dhe eshte fshehur.
Sa kaq, Troci eshte shprehur se nuk eshte dakord me gjetjet e KPK per fshehjen e pasurise, ndersa ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me objektin 32 metra katrore ne oborrin e baneses se babait te tij. “Eshte nje kasolle pa energji pa uje qe e ka ndrrtuar im ate per te perfituar token, une s’kam pas dijeni”, eshte shprehur ai. “Apartamenti qe jetoj me qira eshte i kunatit te shokut te ngushte. E ka bere per vajzen e vet qe eshte martuar me nje skocez dhe nuk vjen te banoje, dhe me tha bano ti vlla se eshte bosh”, eshte shprehur Troci.
Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.
Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.
Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.
Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.