Loading...

ANKARA – Siria, në fokus të bisedës telefonike Erdogan-Trump

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai amerikan, Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike për çështjen e Sirisë, në mesin e përshkallëzimit midis Ankarasë dhe një milicie siriane të mbështetur nga Uashingtoni, njoftoi presidenca turke.

Njoftimi i kësaj bisede vjen disa orë pas nisjes së patrullimeve të përbashkëta turko-amerikane në Minbej, një qytet në veri të Sirisë i dominuar nga një milici kurde e konsideruar si terroriste nga ana e Turqisë, por aleate e SHBA-së.

Biseda ishte e përqëndruar rreth çështjes siriane, dhe më konkretisht për Minbej dhe çështjen e Idlebit, bastioni i fundit më i madh rebel i vendit ku u krijua një ”zonë e çmilitarizuar” pas marrëveshjes turko-ruse, saktësoi presidenca turke në një komunikatë për shtyp./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com