Është zbuluar imazhi i italianit që mashtronte biznesmenët dhe u kap në Shqipëri.
Para pak ditësh është arrestuar në Tiranë një italian që kërkohej nga drejtësia e vendit të tij.
Personi që shihni në foto është 47-vjeçari italian Pasquale Scalise, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë për mashtrim. Fotoja e italianit me dy emra që fshihej në Shqipëri është publikuar nga mediat italiane.
‘Ansa’ shkruan se Pasquale Scalise (Andrea) u kap në zonën e Ali Demit, në Tiranë, ku fshihej prej disa kohësh, ndërsa arrestimi u bë në bashkëpunim mes dy policive, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”. ‘Ansa’ shkruan se 47-vjeccari akuzohet se ka mashtruar përmes internetit disa italianë, kryesisht në veri të vendit.