Ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka folur për politizimin e policisë, teksa ka sjellë në vëmendje një rast, kur ka arrestuar vetë një kriminel, në kohën kur ka qenë në polici. Dogjani tha se ka arrestuar një kriminel, në kohën kur vendi qeverisej nga Fatos Nano, dhe sapo ky i fundit e ka marrë vesh, ka mbyllur çështjen.
Ish-deputeti, i ftuar në Ora News, ka treguar një rast kur është arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.
“Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë?
Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë”, tha Dogjani.