Loading...

Zbulohet kush i vuri flakët Taraboshit

U dogjen 1500 rrenje ullinj dhe 10 hektare shkurre qe rrezikuan disa banesa ne fshatin Zues, policia e Shkodres proçedon nje 69 vjeçar si autor. Ajo i ka referuar materialet hetimore ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se pare, per shtetasin E.D, banues ne Shkoder. Ky shtetas ne 15 tetor ne fshatin Zues, te “Prroni i Thatë”, duke djegur disa mbeturina ne token e tij, zjarri ka dale nga kontrolli dhe ka djegur nje siperfaqe, toke te pyllezuar me shkurre dhe disa rrenje ullinj, qe perfshijne gjysmen e malit te Taraboshit.

Akuza qe rendon ndaj tij eshte ajo bazuar ne nenin 151 te Kodit Penal. “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”.

Nderkohe në Koplik, në lagjen “Palvar”, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me barishte dhe shkurre si dhe disa rrënjë pemë frutore në pronësi të shtetasit S.K., 35 vjeç banues në Koplik. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga djegia e disa mbeturinave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim./SHkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com