Djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja, Rexhep Rraja pritet të dalë sot para gjykatës së Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ai ka dalë nga ambientet e paraburgimit i shoqëruar nga efektivet, ndërkohe që tek dera e priste furgoni i policisë.
Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.