Loading...

Xhamia e Muradijes ne Vlorë një nga xhamitë më me vlera në Shqipërinë e Jugut!

Xhamia e Muradijes në Vlorë

Nisur nga format arkitekturore dhe teknikat e ndërtimit, mendohet se xhamia e Muradijes në Vlorë duhet të jetë ndërtuar në mesin e shek. XVI. Duke u mbështetur te Çelebiu thuhet se xhamia është ndërtuar në vitin 1542 nga Sulltan Sulejmani dhe mendohet të jetë projektuar nga arkitekt Sinani. Fillimisht ajo ka pasur emrin Kursunli cami (domethënë xhamia e plumbit) dhe rreth fillimit të shek. XX u riemërua xhamia e Muradijes. Për nga teknika dhe forma e ndërtimit na kujton xhamitë e Stambollit të ndërtuara nga arkitekt Sinani.

Ajo përbëhet nga salla e faljes dhe minarja, ndërsa nga portiku i hershëm kanë mbetur gjurmët e strukturave të drunjta të çatisë. Minarja e xhamisë është shumë cilësore dhe me vlera. Ajo përbëhet nga një bazament shumëfaqësh, i ndërtuar me gurë të punuar në formë stalaktitesh. Pjesa më origjinale e sallës së faljes është mihrabi me prerje gjysmërrethi, me stalaktite në pjesën e sipërme dhe i rrethuar nga një kornizë drejtkëndore.

Xhamia e Muradijes përbën një nga xhamitë më me vlera në Shqipërinë e Jugut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com