Loading...

Xhafaj pyetet për krimin në ish-Bllok: Do ta shihni pas një jave

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë sa i takon ngjarjes së mbrëmshme në ish-Bllok , ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, pas një sherri çastit për këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Duke folur nga Konferenca e Minestralit të BE, Xhafaj u shpreh se pas pak ditësh do të goditen disa grupe të organizuara.

“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale.

Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”, ndërsa kur u pyet për krimin e mbrëmshëm, Xhafaj u shpreh: Besoj se përgjigja që thashë pak më lartë është e vlefshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com