Loading...

Vlorë / Zhvillohen punimet për zhbllokimin e Kanalizimeve, shmangen përmbytjet

Gjatë stines së dimrit, Vlora ka qenë një nga qytetet më problematike  sa i përket përmbytjeve. Ardhur nga bllokimi i kanalizimeve apo edhe mos funksionimi i tyre. Filtrat e ujrave te zeza, në pjesën fundore para se të shkojnë në hidrovor, thuajse totalisht të bllokuara, duke sjellë edhe problematiken e përmbytjeve.

Problematike që lidhen me papastërtite në filtrat fundore, ndërsa një apel i është drejtuar dhe qytetarëve të Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e ka cilësuar papërgjeshmëri totale, duke j’u drejtuar qytetarëve të Vlorës rreth situatës së krijuar, në pjesën fundore të kanalizimeve, cka ka sjellë probleme të mëdha edhe në përmbytjen e qytetit të Vlorës. Pjesa fundore e kanalizimeve të ujërave të zeza, është një pikë kyce drejt cuarjes së ujërave drejt hidrovorit të qytetit të Vlorës. Bllokimi i këtij kanalizimi sjell situatë problematike, deri edhe në permbytje të qytetit të Vlorës, si edhe ka ndodhur rëndon gjatë stinës së dimrit. Nderhyrja vjen pikërisht në prag të stinës së dimrit, duke shpresuar se këtë vit Vlora si qytet nuk do të vuaj nga permbytjet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com