Loading...

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Salvavita”

Kapet autori i vjedhjeve të pajisjeve elektrike në qytet.

Arrestohet shtetasi Altin Beluli, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Forcat e Komisariatit të Vlorës pranë DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Salvavita” i cili ka vënë përpara përgjegjësisë penale shtetasin Altin Belulin. Më datë 19.10.2018, në një pallat në ndërtim në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit.

Në kuadër të këtij operacioni, nga hetimet e kryera janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në ngarkim të këtij shtetasi, konkretisht:

Më datë 21.05.2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 120 m kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Më datë 08.06.2018, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa m kabllo elektrike.

Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com