Janë 22 mijë studentë që sot ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve, ndërsa viti akademik nis për rreth 83 mijë studentë në total.
Viti i ri akademik ka nisur edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete e Shqipërisë. Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor. Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.
Viti i ri akademik pritet me emocione nga studentët, të cilët do të ulen për herë të parë në auditorët e fakulteteve në të gjithë vendin. Emocionet natyrisht janë të shtrira edhe në radhën e studentëve, të cilët janë në proces studimi, e konkretisht tek ata që kanë vitet e fundit drejt mbylljes së nivelit Bachelor apo edhe studimet e nivelit Master.