Loading...

Vihet në pranga drejtori i Tatimve dhe kreu i PS në Tiranë

Deputeti i PD, Myslym Murrizi thotë përmes një postimi në Facebook se është arrestuar Drejtori i Tatimeve dhe kreu i PS në Tiranë, Artan Kroi, por policia fsheh ngjarjen.  Deputeti thotë se ai është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit dhe gjobvënie ndaj bizneseve. Murrizi shprehet se Artan Kroi rezulton i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafik ndërkombëtar droge, me emrin Marjels Kroj.

POSTIMI I MURRIZIT:

Kryetari i PS ne njesine nr 3 ne Tirane Artan Kroi, drejtues ne Drejtorine e Pergjithesheme te Tatimeve ,mik i deputetes Klotilda Bushka eshte arrestuar per korrupsion dhe gjobvenie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdher politik.

Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdheruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.

Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.

Duke nderruar emrin, banditi gjobevenes i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit.

Fatmir Xhafaj e ka te kote sepse nuk e shpeton dot trafikantin e droges se PS ne Tatime.

Artan Kroi duhet te denohet edhe per

mosdeklarim dhe fallsifikim te formularit te dekriminalizimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com