Loading...

Vetëm adoleshent, por i keq fare! Në pranga 17-vjeçari i rrezikshëm shqiptar

Ai u vu në pranga nga oficerët e policisë së Athinës. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili konsiderohet pjesë e një bande që merrej me grabitje në kryeqytetin grek, në lagjen Exarcheia, raportojnë mediat helene, pa bërë të ditur identitetin e të ndaluarit.

Hetimet e policisë zbuluan se 17-vjeçari bashkë me të paktën 6 persona të tjerë, kishin ngritur një bandë, dhe me përdorimin e dhunës dhe kërcënimeve me thikë apo armë zjarri, u rrëmbenin personave celularë, sende të çmuara dhe para, shkruan Shkodranews.

Deri më tani, bandës i atribuohen 6 grabitje, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse kanë gisht në ngjarje të tjera kriminale. Gjatë momentit të ndalimit, adoleshentit iu gjetën me vete një sasi e vogël kanabisi.

/Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com