Loading...

Vëmendje! Facebook-u është sulmuar, si të mësoni nëse jeni prekur nga hakerimi

Dje, rrjeti social Facebook ofroi më shumë informacion rreth hakimit të muajit të kaluar.

Në fillim u tha se 50 milion përdorues ishin prekur ndërsa tani kompania tha se vetëm 30 milion në të vërtetë kanë rënë pre e sulmit.

Duke shfrytëzuar një keqfunksionim të platformës, sulmuesit kanë arritur të vjedhin çelësat dixhitale të kyçjes për 30 milion përdorues.

Facebook nga dita e sotme ka nisur të njoftojmë të gjithë të prekurit dhe këtë mund ta beni edhe manualisht permes kësaj lidhjeje.

Të prekurit ndahen në tre kategori: 15 milion përdoruesve u vodhën emrat dhe informacionet e kontaktit ndërsa për 14 milion të tjerë u vodh thuajse çdo gjë që nga emrat e përdoruesve, gjinia, vendndodhja, gjuha, marrëdhëniet, feja, vendlindja, qyteti ku banojnë, datëlindja, edukimi, puna, vendet që kanë vizituar, uebsajtet, njerëzit dhe faqet që kanë ndjekur, kërkimet e fundit dhe pajisjet e përdorura për të hyrë në Facebook.

Për një milion të tjerë, edhe pse çelësat u ishin vjedhur, sulmuesit nuk kanë aksesuar asnjë informacion të tyre.

Facebook do të njoftojë individualisht secilin përdorues të prekur dhe çfarë informacioni rreth tyre është ekspozuar, raporton PCW.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com