Nga Luan Çipi
INXHINIER QAMIL GJONZENELI
Vallë kush u vu në ballë?
-Qamil Muhamet Gjonzeneli!
Nga Tragjasi kishte ardhë,
N’Amerikë u sos e ngeli.
Çau me not nga Saranda,
Nuk e duroi robërinë,
Komunizmin e la mbrapa,
Kërkoi e gjeti lirinë.
Atdhe, ju bë Amerika,
Ku studioi me pasion.
E dehu elektronika,
Me meritë u shpall kampion.
Shpejt fiton Master Degrei,
Tituj, grada për shkencëtarë.
Kush ka fatin ta rrëmbejë,
Ta ketë krye, mbi të parë!?
Ky talent i ri nga Vlora,
Del në krye të “MOTORELËS”,
Njëqind inxhinier nga bota,
Presin urdhër prapa derës.
Dyqind produkte të reja,
Shiten lehtas me milion,
Emri, shfaqet si rrufeja,
Dollarët, mbushin vagon.
Thërritet nga Japonezë,
E gjithë bota pret mendim;
Koreanë edhe Kinezë
E kërkojnë pa tundim.
Në “SAMSUNG”, fitoi i riu
Si drejtor në “Santa Klara”,
Postet, ngjit e zbrit gjeniu,
Pa i lenë vendet e para.
Dhe kudo shënon sukses,
Po një kulm s’harrohet kurrë:
“Olimpiada e Koresë”,
Piedestal, për atë burrë:
E drejtoi me mjeshtëri
Gjithçka ish elektronike,
Pse në krye ish Ai:
Birri i Vlorës Heroike!
E kujtojmë, se na nderon,
Yll Polar, në Amerikë,
Botën mbarë, kudo ndriçon,
Ky kolos elektronik!
Tiranë, më 4.10.2018