Ndonëse në intervistat e saj në televizione tha se do jetë hera e fundit që shfaqet në media, Xhisiela Maloku po bëhet mjaft aktive në rrjetet sociale. Një ditë pasi i ish dashuri i saj, djali i deputetit Rrahman Rraja u la në burg për akuzën e përndjekjes ndaj saj, Xhisiela ka bërë një status në Insta Story me një mesazh të fortë për ato të cilat ajo i konsideronte shoqe.
“Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna”- shkruan ajo.
Mesazhi i Xhiselës
Në kto kushte njihen njerzit! Kush të don dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna, Por rastet e juaja nuk bëhen publike se nk jam cuna deputetësh të gjithë e dimë si është shqipëria! Por turp i madh tju vij ju që iu konsideroja shoqe duhet të pyesnit njëherë cpo ndodh si është puna por ska gjë zoti i jep gjithkujt cka meriton në fund!