Deputetët e Shqipërisë i kanë shfrytëzuar maksimalisht përcaktimet ligjore, të cilat u japin atyre të drejtë të rimbursohen për karburant, telefon dhe dieta. Pikërisht dietat e deputetëve janë edhe ato që i kushtojnë më shumë buxhetit të shtetit. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga “Sot”për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë një viti, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet, hotelet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat.
Nëse bëjmë një krahasim mes benfiteve që kanë përfituar, rimbursimet më të shumta janë te dietat. Ka shumë deputetë që kanë përfituar mbi 5 milionë lekë nga dietat. Pra udhëtimet, darkat e drekat e deputetëve paguhen me lekët e taksapaguesve. Përveç kësaj, ka emra që janë shumë të pasur dhe kanë rekorde me dietat. Agron Çela është ndër më të pasurit në Parlament, por ka përfituar 526.750 lekë dieta në periudhën janar-gusht 2018. Emër tjetër është Fate Velaj. Ai ka miliona euro pasuri, por ka marrë 583.187 lekë dieta dhe rezulton si deputeti që ka marr më shumë. Në të njëjtën linjë janë dhe Vangjel Tavo apo Fadil Nasufi.
Përfitimet e deputetëve
Disa nga emrat me bonuset me të larta nga rimbursimet vijojnë si më poshtë: Antoneta Dhima- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;
Anduel Xhindi- 280.00 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Almira Xhembulla- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 520.481 lekë dieta;
Andrea Marto- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Arben Kamami- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;
Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta, etj. Ajo që bie në sy është fakti se në listë ka edhe shumë deputetë të cilët janë mjaft të njohur për publikun dhe kanë pasuri marramendëse. Por pavarësisht se zotërojnë shuma të mëdha parash vetë dhe biznese të shumta, kjo nuk i pengon aspak që të përfitojnë edhe nga benefitet e postit të deputetit.
Midis këtyre emrave mund të përmendim:
Oerd Bylykbashi- 218.498 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Dritan Bici- 205.561 lekë karburant, 121.194 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Enkelejd Alibeaj- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;
Ervin Salianji- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;
Elena Xhina- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Edlira Bode- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 438.958 lekë dieta;
Edmond Panariti- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Bashkim Fino- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 301.000 lekë dieta, etj.
Në listë qëndrojnë edhe kryetarët e partive të LSI dhe PBDNJ, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule.
Monika Kryemadhi përfiton 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta, ndërsa Vangjel Dule përfiton 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta.
Duhet theksuar fakti se midis shpenzimeve të 127 deputetëve, socialisti Fate Velaj është ai që ka përfituar rimbursimet më të larta për dieta. Bonuset e tij janë: 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 583.187 lekë dieta.