Largimi i investitorit gjerman, atij që ka në pronësi Telekom Albania, për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj na thotë qartë se tregu i telefonisë në vend është në krizë. Teksa ishte i ftuar në studion e “Fax News për Malaj në vendin tonë 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Ndërkaq për mundësinë e blerjes nga një Telekom Serbia, Malaj e analizon në shumë aspekte, nga ana e sigurisë kombëtare, te e drejta e kompanisë gjermane për ta zgjedhur vetë ofertuesin.
“ Në Shqipëri 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Tregu është i ndarë me kompaninë Vodafone që ka pjesën më të madhe. Para se kompania të blihej nga Deutch Telecome, që është gjigand botëror, kompania shqiptare ra. Duhet parë nga ana e sigurisë kombëtare. A është Serbia partner strategjik i ynë. A po punon për paqen në rajon? E vetmja gjë që ka lidhje me shkallën kombëtare ka të bëjë me informacionin. Qeveria ka përgjegjësinë që çdo investitator duhet të vëzhgohet. Konkurrenca do jetë mundësia do jetë nga të gjitha vendet. Përjashtohen të gjitha ato kompani që në historikun e tyre kanë patur probleme me respektimin e vendeve ku kanë qenë. Nëse shikohet si koncept patriotik do të krijojë mure.
Si mund të ndihmojë Shqipëria. Kemi raste që Autoriteti i Shtetit shqiptar ka bërë hetime për konkurrencën dhe që synojnë marrëdhënie të fshehta dhe të mbrojnë konsumatorin. Sfidat në një kompani që zgjerohen janë të vështira.
Besoj që ligjet janë të qarta edhe në këtë rast kemi rast që qeveria ka përgjegjësinë e saj. Qeveria nëse ka hetime të thelluara mund të ndërhyjë për këtë rast. Nuk duhet të harrojmë që kompania gjermane ajo që po e shet, ajo ka të drejtën ta shesë në treg. Kompania Gjermane nga ana e saj do të ketë pretendime nëse qeveria shqiptare ndërhyn në zgjedhjet që bëjnë”, shprehet Malaj.