Loading...

Trajnim dhe punësim për të papunët nga mbyllja e basteve

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “do të bëjmë çmos për punësimin e personave që dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe basteve sportive”.

Në fjalën e tij në një takim me gra e vajza, të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit në Lushnje, Rama tha se “ka një diskutim lidhur me punësimin e atyre që do të dalin pa punë nga mbyllja e këtyre aktiviteteve. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë çmos t’u krijojmë mundësinë të kualifikohen përmes programeve të trajnimit”.

“Ne po bëjmë një program të ri trajnimi për të gjithë punëkërkuesit e papunë, sepse ajo që ndeshim është shpesh pamundësia për të hyrë në punë, si pasojë e mungesës së kualifikimit dhe në këtë program, sigurisht që do të përfshihen edhe ata që dalin të papunë nga kjo histori”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, janë afër 700 milionë dollarë që qarkullojnë në këtë ekonomi dhe që nuk do te shkojnë më për lum apo llum, por do të mbeten në arkën e konsumit të shëndetshëm familjar.

Kryeministri tha se “disa kryetarë bashkish më kanë thënë që në pikat e basteve në qytetet e tyre, i gjen me shumicë burra të familjeve me ndihmë ekonomike, që i hedhin paratë në pikat e basteve”.

Por, vijoi ai, ajo që është specifike për situatën e Shqipërisë, është se ata që lozin bixhoz në Shqipëri, gati 70% e tyre e fillojnë nga 10 -15 vjeç.

“Ashtu sikundër janë mbi 70% të tyre ,sipas studimeve, që kanë probleme stresi e nervozizmi që i çon deri në kriza familjare”, tha Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com