Besën e pret nje transfert e vështirë këtë fundjav në ne Orikum, ku do të përballet me ekipin e Orikumit . Skuadra bregdetare edhe pse debutuese në kategorin e parë ka arritur në janët e para të kampionatit të rreshtohet mes skuadrave pretedente në këte kampionat duke ngrumbullar 7 pikë po aq sa edhe Besa .
Për këtë arsye trainer i kavajsave Gentjan Begeja gjatë kësaj jave u ka kujtuar lojtarëve të tijë se luajnë ndaj një rivali krysor të tyre në këtë kampionat. Në një intervist eskluzive për SKY VLORA trainieri i Besës ndër të tjera, ka folur për grupin e lojtarve të të tij .Ndërkoh përsa i përket grupit B ,traineri Begeja e ka percaktuar si grup zjarri
“Normalisht cdo ndeshje ka rëndësin e saj dhe specifikëm e vet. Vijmë pas një fitore ndaj një Bylisi që e konsideroj dhe si një prej rialëve tanë në këtë kampionat. Në atë ndeshje celsi i fitores i atij takimi ishte zbatimi i përsosur i detyrave taktike nga ana e lojtarëve të mij .
Natyrisht që kjo fitore e ka ngrituar akoma dhe më shumë , moralin e skuadrës dhe duke e konsoliduar akoma dhe më tepër mënyrën e lojës . Dhe duke e përmisuar lojën dukshëm nga ndeshja e javës së parë ndaj Pogradecit. Përsa i përket ecuris të Besës sic e theksova dhe më lart skuadra është duke i përmisuar rezultatet e saja .
Një ndihmes për këtë ecuri pozitive na e kanë dhënë dhe vetë drejtuesit e klubit të cilët ,nuk na ushtrojnë trysni për të marrë me cdo kusht fitore në cdo ndeshje. Pavarsisht kesaj unë kam besim te grupi i lojtarëve te mij që kam në dispozicjon dhe në Janar me disa përforcime të tjera që mund të bëjnë drejtuesit e klubit ,do kemi shance të mëdha për siguruar ngjitjen në Superlige.
Ndeshja e radhës me Orikumin normalisht ,është vlersuar maskimalisht nga ekipi.Megjithatë të gjitha ekipet që bëjën pjesë grupin tonë janë të forta , dhe mund ta konsideroj grupin B një “grup zjarri”.
Me Orikumin ne do të bëjëm lojën tonë sic kemi bërë në të gjitha sfidat e mëparëshme me disa ndryshme taktikore, pasi cdo ekip ka specifikën e tij dhe objektivat ndryshojnë nga skuadër në skuadër. Normalisht ne do të shkojmë të marrim një rezultat pozitiv por nuk është dhe fundi botës dhe po e humbën. Pavarsisht se luajm ndaj një ekipi debutues Orikumi nuk ndodhet rastësisht në krye të klasifikimit.”përfundoji traineri i Besës Gentian Begeja
SKY VLORA