Loading...

Tjetër alarm për fundin e botës: Ja çfarë do të ndodhë në 23 Prill

Fundi i botës është afër, dhe jo për shkak të Luftës së 3 Botërore. Në vend të luftës, është “planeti i vdekjes” Nibiru ose Planeti X, si dhe një shtrirje e pazakontë planetare e cila paralajmërojnë fundin e ditëve, sipas profetsive ose ata që merren me to.

Këta persona janë të bindur se bota do të marrë fund, këtë herë më datë 23 prill, pasi datat e mëparshme ranë poshtë. Kjo është hera e katërt kur thuhet se Nibiru është gati të shkaktojë ekzistencën e Tokës, – por parashikuesit e katastrofës nuk ndalen.

Këtë herë ata thonë se: “Deri në fillim të prillit të vitit 2018, do të ndodhë zhdukja e Kishës”, shkroi David Meade, një parashikues serial i fundi i botës, në një artikull më herët këtë vit. “Kjo ngjarje do të ndiqet fill pas me ngritjen e Antikrishtit, shfaqja e Planetit X dhe Luftës së 3-të Botërore”, shkruan këtë herë Meade.

“Shtatë vjet mundime do të pasojnë. Kjo është përtej çdo hije dyshimi”, shtoi ai.

Por çfarë është planeti X ose Niburu dhe ku ndodhet ai?
Nibiru, ose Planet X, është një planet i cili supozohet të jetë në skaj të sistemit tonë diellor dhe që pritet të shfaqet në qiellin tonë më 23 prill. Besohet se ky planet të ketë luhatur orbitat e planeteve të tjetër, për shkak të statusit të tij.

Çfarë është ‘Rrëmbimi’?
Sipas teorive të fundit, më 23 prill, dielli, hëna dhe Jupiter do të rreshtohen në Virgjërën e konstelacionit. Kjo do të nxisë fillimin e Rrëmbimit, një ngjarje që nuk përmendet në Bibël, por që disa nga të krishterët ungjillorë fundamentalistë besojnë se i referohen dy fazat e ardhjes së dytë të Jezusit. Faza e parë përfshin “Rrëmbimin” e papritur, ku besimtarët e shpëtuar, do të zhduken nga Toka dhe do të nisen për në parajsë. Kjo me sa duket do të nxisë një periudhë shtatëvjeçare shtrëngimi dhe shfaqjen e Antikrishtit, para fazës së dytë, e cila është kur Jezusi kthehet në Tokë.

Edhe pse shtrirja e Virgjëreshës ndodh çdo 12 vjet, ajo ngjarje ende nuk ka sjellë fundin e ekzistencës tonë.

Megjithatë, mos i anuloni planet tuaja… Nibiru ka ardhur e ka ikur katër herë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com