Loading...

Tentoi të arratiset në Greqi, kapet shoku i komandos për ngjarjen në Bllok

Policia në Kakavijë ka vënë në pranga shokun e komandos që ekzekutoi truprojën e Ervis Martinajt në Bllok. Burimet bëjnë të ditur se personi i katërt, prezenca e të cilit nuk ishte bërë i ditur deri tani, është Geldo Shpëtim Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se edhe ai është efektiv i trupave Komando të Ushtrisë.

Ndalimi i Komandos së dytë, ka ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së sotme me pasaportën e tij.

Policët e kontroll të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, e kanë pyetur Hotin për qëllimin i daljes drejt Greqisë. Ai nuk është përgjigjur. Pas kësaj është shoqëruar nga dy efektivë dhe nga kontrolli ne TMIS rezultonte në kërkim nga Polica.

Gjatë ndalimit dhe shoqërimit nuk ka bërë rezistencë.

Pas kontrollit fizik është shoqëruar në komisariatin e Policisë Gjirokastër, në pritje që prej andej drejt të transportohet Tiranës

Trupat Speciale të Policisë janë nisur urgjent drejt Gjirokastrës, për marrjen e këtij personi të ndaluar dhe sjelljen e tij në Tiranë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com