Loading...

Takim i përbashkët mes stafit psiko-social të Spitalit Psikiatrik dhe DRSHSS

Në bashkëpunim me Rrethin Lakanian Shqiptar, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, zhvilloi një takim të përbashkët me stafin psiko-social të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

Ky staf i përbërë nga psikologë klinik, punonjës social dhe terapistë okupacional ofron shërbime për probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale për pacientë, banorë të komunitetit dhe banorë të Shtëpive të Mbrojtura.

Në mbështetje të misionit tonë për të ofruar shërbime shoqërore për kategori të veçanta ndamë së bashku sfidat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve në institucione rezidenciale, ditore apo komunitare.

Kolegët europianë theksuan nevojshmërinë e diskutimeve të rasteve në grup dhe nevojës për supervizim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com