Ditën e sotme familjarët por dhe ithtarët e ish-diktatorit Enver Hoxha kanë përkujtuar ditëlindjen e tij, 110-vjetorin.
Ndërkohë nuk e ka kaluar në heshtje as nusja e nipit të Enverit, teksa në një postim në Instagram, Rezarta Shkurta, bashkëshortja e Ermal Hoxhës, ka ripostuar foton e publikuar nga Teuta Hoxha.
“Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110-vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës”, shkruhet në këtë postim të bërë në Facebook, nga nusja e djalit të Enver Hoxhës.
Kujtojme se Teuta Hoxha, ka shkruar mes te tjerash edhe nje liber “Enveri në kujtimet e mia”. Në këtë botim ajo ku rendit pjese te rendesishme te njohjes dhe jetes ne familjen e diktatorit, Enver Hoxha, perfshire edhe momentet e dites, kur ai u nda nga jeta.